KryesoreLajme

Protesta e 125-të/ Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Ka nisur marshimi i qytetarëve në Tiranë, në ditën e 125-të të protestës kundër qeverisë.

Protestuesit janë nisur në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit.

Lexo më shumë  SPAK dhe BKH kontroll në banesën e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

“Rama jepe dorëheqjen” është një prej thirrjeve që shoqëron protestuesit gjatë marshimit.

Pas mbërritjes përpara Kryeministrisë, priten fjalimet e qytetarëve dhe aktivistëve, ndërsa protesta e 125-të pritet të vijojë me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë.

Qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndresën edhe në ditët në vijim.

Rruga Press

YouTube player