KryesoreLajme

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

Zbulohen detaje të reja nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për aferën KAYO.

Pas kontrollit në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas dhe kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, mësohet se veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës.

Lexo më shumë  Eurostat - Shqipëri: 41% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë

Ardi Veliu është administrator i KAYO-s, kompanisë shtetërore që operon në industrinë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Puca është pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO-n përmes TIMAK Defence.

Sipas të dhënave paraprake, kontrollet janë kryer në kuadër të të njëjtit hetim dhe janë përqendruar në disa pika që lidhen me personat dhe kompanitë e përfshira në aktivitetin e industrisë së mbrojtjes.

Lexo më shumë  “Prodhuar në Kosovë” - Bëhet dërgesa e parë drejt Zvicrës në kuadër të Marrëveshjes Kosovë–EFTA

Kontrollet janë kryer me urdhër të SPAK dhe me vendim gjykate, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar materiale dhe dokumente që mund të shërbejnë për zbardhjen e rrethanave të çështjes.

YouTube player