Lajme

Zjarri në Majën e Runës/ Rrezikohet Tuneli i Kalimashit, flakët afrohen pranë, pritet të nis ndërhyrja nga ajri

Maja e Rrunës vijon të jetë ende nën pushtetin e zjarrit. Në atë zonë janë dy vatra aktive, flakët e të cilave po afrohen mbi tunelin e Kalimashit. Era e fuqishme dhe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrëfiksëve.

Ndërkohë gjatë orëve të ditës pritet që në ndihmë për shuarjen e zjarrit të shkojë dhe një helikopter për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Lexo më shumë  Momentet e fundit të Kadaresë/ Ambulanca nuk kishte asnjë impiant për ndihmën e parë

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kukës,të tunelit të Kalimashit dhe Forcat e Armatosura të Detashmentit Rajonal të Mbrojtjes Kukës deri në orët e vona kanë luftuar me flakët pavarësisht terrenit të vështirë në këtë zonë ndërsa në ndihmë të tyre gjatë ditës së premte ka qenë edhe një helikopter.

Operacioni mes shkëmbinjve për të neutralizuar dhe shuar flakët ka rinisur sërish mëngjesin e sotëm.

Lexo më shumë  FOTO/ Merr flakë stadiumi i Korçës, zjarr në tribunë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *