Kjo hartë duhet të na zgjojë nga gjumi, rreziku që na kanoset të gjithëve
NASA ka publikuar pamjet satelitore të zjarreve aktive që kanë përfshirë disa vende të botës. Sipas pamjeve të publikuara, pjesa më e madhe në Afrikën jugore dhe Madagaskari janë përfshirë nga flakët.
Gjithashtu në pamjet e siguruara nga NASA, shihen qartë zjarret që kanë përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore, Europën jugore dhe pjesën lindore të Federatës Ruse. Një hartë e mbushur me “pika” të kuqe, e cila i referohet mijëra zjarreve që kanë përfshirë botën, janë tregues të problemeve serioze të krijuara nga ndryshimet klimatike.
Në pamjet e publikuara gjithashtu shihen zjarret që vazhdojnë ende në Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, etj. Shërbimi FIRMS i NASA -s, transmeton të dhëna reale të zjarreve aktive brenda tre orëve nga monitorimi satelitor./abcnews.al