KryesoreLajme

Sveçla: Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt, pas bisedave në Bruksel do të kemi situatë tjetër

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sveçla tha se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent në Urën e Ibrit dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të ketë situatë tjetër mbi urë.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Jam I bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit të nevojshëm me KFOR-in që është prezent aty dhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”.

Lexo më shumë  Rama sulmon sërish gjyqësorin/ BIRN: Nuk dihet ku e gjeti shifrën 12 milionë euro

“Këto veprime po kritikohen nga Serbia kurse ka brengosje nga faktori ndërkombëtar në lidhje me shpejtësinë e ndërmarrjes së ndryshimeve të nevojshme në sundim të rendit dhe ligjit. Po bashkëpunojmë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, EULEX-in e KFOR-in, në mënyrë që qëllimet tona të drejta të realizohen dhe brengat e tyre të jenë parasysh”, tha Sveçla për DW.

Tutje, ai tha se veprimet për sundim të rendit dhe ligjit në veri të vendit po kritikohen nga Serbia, e që sipas tij, nuk mund të pritet nga një Serbi e Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit që të sundojë ligji.

Lexo më shumë  Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit të Shqipërisë

Rruga Press

YouTube player