Kurti: Albanologjia tek shqiptarët lindi si një dije aktive e luftarake
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se albanologjia te shqiptarët lindi si dije aktive e luftarake e lidhur me ngritjen e vetëdijes kombëtare. Në këtë formë, siç tha ai, janë mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve në ballkan. Kështu u shpreh shefi i ekzekutivit në hapje të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, ku shtoi se dija fillestare albanologjike ndihmoi në zgjimin kombëtar të shqiptarëve.
Ai po ashtu u shpreh se është rritur numri i studentëve në programet “Gjuhë Shqipe” dhe “Letërsi Shqipe”.
Java e Albanologjisë, sipas Kurtit, është kthyer në traditë për çka shtoi se ka nisur me interesim të shkencëtarëve të huajë me çështjen shqiptare.
Katedrave të gjuhës, etnologjisë dhe historisë shqiptare në Kosovë e Shqipëri, siç shtoi Kurti iu desh që me gjuhën e shkencës të argumentonin se “shqiptarët nuk ishin të vonshëm në ballkan”.
Në hapje të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë”, Kurti tha se me bursat e ndara për studentët që vijojnë studimet në programet “Gjuhë Shqipe” dhe “Letërsi Shqipe” në Fakultetin e Filologjisë është rritur numri i studentëve.
Lulëzim Lajçi në emër të Institutit Albanologjik tha se kjo javë shënon aktivitetin më të rëndësishëm. Ai tregoi se ky është edicioni i 15-të dhe janë organizuar pesë sesione. /kosovapress/
Rruga Press