KryesoreOpinion/Aktualitet

Ndoshta Macroni ka shquar ndonjë shije të veçantë të serbëve për gjenocid, përdhunim dhe varreza masive

Nga Elvis Hoxha

Si një studiues i mirë i historisë, presidenti Macron e njeh miqësinë e ngushtë të Francës me Serbinë në luftën e parë. Pikërisht atëherë kur serbët u bën shkak të shpërthente lufta botërore.

Macroni njeh gjithashtu se Serbia ka një kulturë unike. Këtë lloj cilësimi nuk e di ku e mbështet presidenti. Sepse çdo kulturë mund të jetë e tillë. Por, duke qenë se Macroni është njohës i madh i etnologjisë, duhet të ketë dalluar sigurisht ndonjë element të veçantë të etnisë serbe, diçka që e tejkalon totemin dhe tabunë. Ndoshta ka shquar ndonjë shije të veçantë të serbëve për gjenocid, përdhunim dhe varreza masive.

Lexo më shumë  Ragmi Mustafa thotë se është dënuar nga Serbia për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar

Presidenti Macron ka vlerësuar edhe shkallën e respektimit të demokracisë në shoqërinë serbe. Natyrisht, ky vlerësim subjektiv mund t’i lejohet. Përderisa vetë është bërë president me diç më shumë se 20 % e votave, demokracia e llojit serb e bën të ëndërroj edhe më mirë për Francën e makronizmit.

Presidenti Macron, me shitjen e avionëve francezë të luftës, po përpiqet të stabilizuar mundësinë e luftës së ardhshme në Ballkan, Natyrisht jo paqëzimin e Serbisë.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ka rrezik që Banjska të përsëritet, Serbia ka qasje hegjemoniste në raport me Kosovën

Na mbetet t’i urojmë këtij presidenti të Francës suksese në rrënimin e paqes.

Rruga Press

YouTube player