KryesoreLajme

Inovacioni përmirësohet në Europë, por Shqipëria renditet ndër të fundit

Performanca e inovacionit të Bashkimit Europian është rritur me 10% që nga viti 2017 dhe me 0.5% që nga viti i kaluar, sipas raportit vjetor 2024 të Tabelës Europiane të Inovacionit* (EIS).

Shumica e shteteve anëtare të BE-së kanë përmirësuar performancën e tyre të inovacionit, megjithëse rritja ndryshon në mënyrë të konsiderueshme midis vendeve. Pesëmbëdhjetë shtete anëtare kanë përmirësuar performancën e tyre gjatë vitit të kaluar, ndërsa 11 kanë pësuar regres dhe një ka mbetur i qëndrueshëm, sipas Komisionit Europian.

Sipas raportit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Europë, në vendin e 35 në Europë, duke lënë pas vetëm Rumaninë, Bosnjë-Hercegovinën, Ukrainën dhe Moldavinë.

Indeksi i inovacionit i Shqipërisë – i përpiluar nga 12 indikatorë është 46.

Shqipëria vlerësohet si “novatore në zhvillimi” me performancë në 41.8% të mesatares së BE-së 2024 (110). Performanca është edhe nën mesataren e “Emerging Innovator” (48%).

Edhe vendet e rajonit renditen në të njëjtën kategori, port ë vlerësuar më pikë më të larta në disa nga indikatorët.

Shqipëria përformon më mirë mbi mesataren e BE-së, me 171.9% në indikatorin “Teknologjitë e lidhura me mjedisin”. Ndërsa pothuajse në gjithë indikatorët e tjerë nuk arrijmë as gjysmën e mesatares së BË-së.

Performanca e Shqipërisë në indikatorët e tjerë

Burimet njerëzore me 59.3%, një ndryshim 4.7% nga raporti i 2023. Këtu përfshihen të diplomuarit e rinj të doktoraturës, popullsia me arsim të lartë dhe të nxënit gjatë gjithë jetës.
Sisteme kërkimore tërheqëse 36.1%, përkeqësim prej 1.8%. Bashkëpublikime shkencore ndërkombëtare, publikimet shkencore dhe doktorantët e huaj përfshihen në këtë indikator.
Dixhitalizimi 14.2%, përmirësim me 8.5% nga një vit më parë. Këtu përfshihen element si shtrirja e brezit të gjerë dhe aftësitë dixhitale bazë të individëve.
Financa dhe mbështetje nuk ka të dhëna, nuk aplikohet
Investimet e firmave 12.7%, nuk ka ndryshime nga 2017 (shpenzimet në sektorin e biznesit, si dhe shpenzimet për inovacion për persona të punësuar)
Përdorimi i teknologjive të informacionit 45.6%, e pa ndryshuar nga 2017. Në këtë indikator përfshihen element të tillë, si ndërmarrjet që ofrojnë trajnime për TIK dhe të punësuar specialistë të TIK-ut.
Inovatorët 75.3%, vlerë e pa ndryshuar nga 2023 (SME-të që prezantojnë produkte inovative; NVM-të që prezantojnë inovacione të procesit të biznesit)
Ndërlidhja 40.1%, përmirësim me 0.3% nga 2023. (NVM-të inovative që bashkëpunojnë me të tjerët; Bashkëpublikim publik-privat etj)
Pasuria intelektuale 5.9%, Rënie prej 4.7% nga 2023. (Aplikimet për patentë PCT, për markat tregtare etj)
Ndikimet në punësim 38%, rënie 2.4% nga 2023. Punësimi në aktivitete me njohuri intensive, punësimi në ndërmarrjet inovative
Ndikimet e shitjeve 47,5%, 1,6% më pak se mesatarja e një viti më parë. (Eksportet e produkteve të teknologjisë së mesme dhe të lartë; Eksportet e shërbimeve me njohuri intensive; Shitjet e inovacioneve të reja në treg dhe të reja për firma)
Teknologjitë e lidhura me mjedisin 171.9%, një rritje prej 8% nga raporti i parafundit.

Zvicra lidere e inovacionit

Lexo më shumë  Ekzekutohen sot 100 eurot e sektorit privat, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

Zvicra ka demonstruar edhe një herë lidershipin e saj në inovacion duke ruajtur pozicionin e saj kryesor në Tabelën Evropiane të Inovacionit (EIS) 2024. Me një rezultat të performancës prej 138.4% të mesatares së BE-së, Zvicra shkëlqen në disa fusha kyçe, duke përfshirë arsimin, bashkëpunimin shkencor dhe teknologjitë mjedisore. Ky mbizotërim i vazhdueshëm nënvizon ekosistemin e fuqishëm të inovacionit të Zvicrës dhe angazhimin e saj për të nxitur kërkimin dhe zhvillimin më të avancuar.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Midis 2023 dhe 2024, performanca kombëtare e inovacionit u përmirësua në 15 Shtete Anëtare, por ra në 11 të tjerë, ndërsa Kroacia mbeti e qëndrueshme. Danimarka ruan pozicionin e saj si vendi më inovativ i BE-së, e ndjekur nga Suedia. Veçanërisht, Estonia është zhvendosur në kategorinë “Novator i Fortë”, ndërsa Belgjika ka kaluar nga Lider i Inovacionit në “Novator i fortë”, duke ruajtur pozicionin e saj të pestë në përgjithësi.

Zvicra mbetet vendi më inovativ në Evropë, ndërsa Koreja e Jugut vazhdon të udhëheqë botën. Kina ka kaluar Japoninë dhe gradualisht po mbyll hendekun e inovacionit me BE-në.

BE-ja tregon një performancë të fortë në disa tregues, në veçanti SME-të që prezantojnë inovacionet e produkteve dhe proceseve dhe teknologjitë mjedisore. Megjithatë, BE-ja përballet me sfida në fusha të tilla si kapitali intelektual, bashkëpunimi midis NVM-ve inovative dhe shpenzimet e biznesit për R&D (Research and development) krahasuar me konkurrentët e saj kryesorë globalë./E. Zito/Monitor

Rruga Press

YouTube player