KryesoreLajme

Elshani: Veriun e kërcënojnë strukturat paralele të cilat ekzistojnë këtu

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani tha se situata në veri aktualisht është e qetë por delikate dhe se nuk mund të parashikojnë një përshkallëzim të mundshëm të situatës. 

Sipas tij sigurinë në veri e kërcënojnë strukturat paralele të cilat kryejnë aktivitetet e tyre atje.

Elshani tha se përderisa këto struktura ekzistojnë Policia e Kosovës nuk mund të rrijë e qetë. Elshani këto deklarata i bëri një ditë pas aksionit të Policisë së Kosovës në veriun e vendit ku u mbyllën 9 objekte të postës së Serbisë të cilat po vepronin ilegalisht nëpër komunat e veriut.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ne nuk mund të parashikojmë një përshkallëzim të situatës apo diçka të tillë sidoqoftë në rast se ndodh ne duhet të përballemi me situatën. Këto aktivitete kanë qenë ilegale dhe është dashtë me reagu e rëndësishme është që reagimi të bëhet lehte dhe sa më qetë. Situatën e sigurisë në veri e cenojnë strukturat paralele dhe strukturat ilegale ato kërcënojnë veriun e vendit sepse ne nuk mund të qëndrojmë të qetë përderisa ato kryejnë aktivitetet e veta dhe përderisa këto struktura paralele janë këtu ne kemi probleme. Struktura paralele i quaj edhe shërbimin shëndetësor dhe atë arsimor të cilat do të jenë problem për neve deri sa të jenë nën menaxhimin tonë”. tha Elshani. /RTV21

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Rruga Press

YouTube player