KryesoreLajme

Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë, diskutojnë për zjarret dhe sigurinë në komunikacion

Këshilli i Sigurisë të enjten ka zhvilluar një takim në të cilin, përveç çështjeve të përgjithshme është diskutuar edhe për sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit thuhet se takimi është ftuar nga kreu i Qeverisë, Albin Kurti. 
Në njoftim thuhet se në këtë takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtare të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

“Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion. Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se institucionet do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër të vetëdijesimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe për sigurinë e shtuar në trafik.

Rruga Press

YouTube player