KryesoreLajme

Fermerët e Maliqit ngrihen në protestë: Mallrat serbe po na falimentojmë

Për herë të dytë në vetëm pak ditë, fermerët e Maliqit janë ngritur në protestë duke kërkuar zgjidhje nga organet shtetërore për të gjetur treg për prodhimin e tyre që ngelet stok.

Ata janë mbledhur përsëri në kryqëzimin e Libonikut në afërsi të rrugës nacionale Korçë – Pogradec, aty ku herën e kaluar 24 drejtues mjetesh bujqësore u gjobitën nga 25.000 deri në 100.000 lek të reja për bllokimin e aksit gjatë tubimit.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Produktet e pa shitura dhe çmimi shumë i ulët për mallrat që ata prodhojnë janë dy arsyet kryesore që kanë çuar në organizimin e këtyre protestave. Fermerët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme nga qeveria shqiptare për të bllokuar mallin që importohet nga vendet e rajonit, kryesisht nga Kosova e Serbia.

Sipas tyre, një kilogram grurë kushton 17 deri në 22 lek, apo një kilogram patate 30 lek, dhe kjo bën që fermerët të shkojnë drejt falimentimit.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Ndryshe nga hera e parë, këtë herë numri i fermerëve që kanë dalë në protestë është më i pakët.

YouTube player