KryesoreLajme

Gërvalla: Vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e veri është forca jonë më e madhe

Zëvëndëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka shkruar në profilin e saj, për garën e kërcimit të organizuar të premten në Liqenin e Ujmanit në veri të vendit. 

Kryediplomatja ka shkruar se të qëndruarit në atë vend dhe shijimi i asaj pjese të Kosovës është ndjenjë që të bën të besosh në vendosmërinë e njerëzve të Kosovës që s’u dorëzuan dhe besuan në Kosovën një dhe të pandashme

Gërvalla ka thënë se vendosmëria e Kosovës për rend dhe ligj në jug e në veri është forca më e madhe e Qeverisë. 

“Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe”, ka shkruar Gërvalla. 

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Postimi i plotë:

Në urën e parë të Liqenit të Ujmanit, teksa shënuam Ditën e Rënies së Policëve të Kosovës në Kryerje të Detyrës. Në këtë vend mahnitës, ku liqeni, bjeshkët dhe natyra bashkohen në harmoni të përkryer, gara e kërcimtarëve profesionistë u bë simbol i vendosmërisë së popullit tonë.

Të qëndrosh këtu dhe të shijosh bukurinë e liqenit, emocionet e qytetarëve të shumtë të pranishëm, dhe qëndresën e njerëzve tanë në veri, është një ndjenjë që të bën të besosh në fuqinë e pakrahasueshme të vendosmërisë sonë, qytetarëve tanë që nuk u dorëzuan kurrë, por qëndruan të palëkundur në besimin se Kosova është një dhe e pandarë, e të gjithë qytetarëve të saj, pa asnjë dallim. 

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar dhe shembull i respektit dhe tolerancës ndaj komuniteteve pakicë. 

Vendosmëria e institucioneve tona shtetërore për të vendosur rendin dhe ligjin, për të siguruar një të ardhme të sigurt për secilin qytetar, pa dallim, në jug dhe veri, në lindje dhe perëndim, është forca jonë më e madhe.

YouTube player