KryesoreLajme

Maqedonci: Hedhja e mjetit shpërthyes në Ujman është akt terrorist

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka quajtur akt terrorist hedhjen e një mjeti shpërthyes në Liqenin e Ujmanit.

Maqedonci në “Five” të TV Dukagjinit, tha se kjo është bërë për t’i frikësuar qytetarët e veriut pa dallim etnie.

Po ashtu, sipas tij ky veprim ka të bëjë edhe me qëllime politike për ta destabilizuar pjesën veriore të Kosovës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Dihet që pas sulmit të 24 shtatorit kemi pasur një vendosje nën kontroll të veriut në aspektin e ligjit, kemi situatë më të qetë se para sulmit. Mbesin praprë elemente të caktuara, të ndikuara nga strukturat shtetërore në serbi… ndikojnë nga persona të caktuara për të kryer akte terroriste”, tha ai.

“Patjetër, hedhja e granatës së dorës, apo cfarëdomjeti eksploziv, është një akt terrorist, me qëllim frikësimin dhe arritjes së një qëllimi politik për destabilizim, ka prapavijë politike. Është realizuar me synimin për ta destabilizuar veriun, dhe t’I mbajë të frikësuar qytetarët pavarësisht etnisë”, vijoi ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
YouTube player