Gërvalla: Populli i Kosovës i është mirënjohës Bidenit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Biden të dielën u tërhoq nga gara për t’u rizgjedhur president, e ministrja Gërvalla tha se ai tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.
“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën”, ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.
Rruga Press