KryesoreLajme

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale, nën dyshimin për keqpërdorime në projektin “Arkitekti i kryeqytetit”

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka arritur në Prokurorinë Speciale ku pritet të intervistohet. 

Ai ka qenë i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini. 

Se në çfarë cilësie do të intervistohet Rama e Çerkini kanë thënë se do ta kuptojnë pas intervistimit. 

Por burime brenda Prokurorisë i kanë thënë mediave se ai është ftuar si i pandehur, nën dyshimin për keqpërdorime në projektin “Arkitekti i kryeqytetit”.  

Lexo më shumë  Horroret e dhunës policore nuk kanë të mbaruar!

“Detyra ime është ta ndërtojë kryeqytetin, detyra e tyre është të shohin që e gjitha bëhet në mënyrë ligjore”, është shprehur shkurt Rama.  

Në Qershor të vitit 2024 mediat në Kosovë shkruan se Komuna e Prishtinës e ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik që në fillim të procesit tenderues për kontratën “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit”, në vlerë 12 milionë euro.

Lexo më shumë  Suspendohen 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Konsorciumi që ka fituar kontratën, e që përbëhet nga kompanitë “Anarch” e “Ardi Ç”, kishte përfshirë në dosje dokumentin për Sigurim të Tenderit, në vlerë prej 12 mijë eurosh.

Vlera në këtë sigurim është dhjetëfish më e vogël sesa minimalja që kërkohet me ligj.

YouTube player