Lajme

Presidentja Osmani takon Emmanuel Macron, diskutojnë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani të enjten ka takuar presidentin francez, Emmanuel Macron.

Osmani takoi presidentin francez gjatë qëndrimit të saj në Britani të Madhe për Samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, shkruan Osmani.

Lexo më shumë  Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani priti në takim ish-ministrin Fërçkoski që dikur kërcënonte me spastrim etnik se "shqiptarët do të përfundojnë në Adriatik e do të notojnë për në Itali"

E para e shtetit gjatë qëndrimit atje ka takuar edhe liderë të tjerë botërorë.

Ajo ka takuar edhe kryeministrin belg Alexander de Croo, të cilin e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën.

Rruga Press

YouTube player