KryesoreLajme

Caktimi i paraburgimit për Blerim Ramadanin nga Gjykata e Shkupit, MPJD: Kemi angazhuar ekspertë juridikë për lirimin e tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka reaguar pas caktimit të masës së paraburgimit ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit, nga Gjykata Themelore në Shkup.

Sipas MPJD, Ambasada e Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejt të Ramadanit, i cili u arrestuar në bazë të një flet-arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia.

Lexo më shumë  Sveçla merr pjesë në Forumin e Salzburgut, thekson rëndësinë e sigurisë kufitare dhe bashkëpunimit rajonal

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të z. Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”.

“Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës”, thuhet në reagimin e MPJD-së.

Lexo më shumë  Dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit ka paqartësi kushtetuese por Kushtetuta as nuk e shpjegon qartë një situatë: Çfarë ndodh kur seanca nuk zhvillohet fare ose kur seanca nuk ka kuorum?!

Ramadani, pas caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditëve, do të dërgohet në burgun e Shutkës.

YouTube player