Kërkohej nga Serbia, arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-anëtari i UÇK-së. Ambasada e Kosovës në MV po punon për lirimin e tij
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës tha se në Maqedoninë e Veriut është arrestuar Blerim Ramdani, ish-anëtari i UÇK-së, bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.
“Fjala është për zotin Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha MPJD-ja.
MPJD tha se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut është duke u angazhuar në këtë rast dhe autoritetet po punojnë për të siguruar lirimin e shpejt të Blerim Ramadanit.
Rruga Press