KryesoreLajme

Kurti: Interesimi për programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe, meritë e MASHTI-t që për herë të parë po ofron bursa vjetore prej 1000 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpërndau në Facebook postimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se ka rritje të numrit të aplikimit për programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës (UP), sipas Qeverisë, në këtë rritje aplikimesh ka ndikuar vendimi i Ministrisë së Arsimit për bursa vjetore prej 1 mijë eurosh për studentët që regjistrohen në këto dy programe.

Një gjëje të tillë, Kurti thotë se i është gëzuar, duke iu uruar suksese studentëve të cilët do të regjistrohen.

Lexo më shumë  “Rama ki kujdes, kjo rini tund malet”/ Fjalimi rrëqethës i mjekut që u bë viral: Duam Shqipërinë, Europa do të na presë! Nëse jemi të zotët e vetes s’ka derë që na mbyllen

“Ky është numri më i lartë i aplikimeve në vitet e fundit, gjatë të cilave ishte shënuar një trend në rënie i interesimit për të studiuar në programin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës”.

“Këtij lajmi i gëzohemi edhe për faktin që nga ky vit për herë të parë MASHTI po ofron bursa vjetore prej 1 mijë euro për studentët që regjistrohen në këto dy programe. Ai është edhe dëshmi që këto bursa kanë dhënë rezultate pozitive në rritjen e interesimit për të ndjekur studimet në Gjuhë dhe Letërsi.  U urojmë suksese në procesin e pranimit dhe studime të mbara të gjithë studentëve të rinj të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Rruga Press

YouTube player