Lajme

Zjarri nxorri ‘zbardhur’ gjithë problemet! Shqipëria pa helikopterë për zjarrin, i marrim me qera nga kompania që ka hedhur Ministinë në gjyq. Neglizhenca e qeveritarëve që po kushton jetë qytetarësh

Ministria e Mbrojtjes ka humbur kontrollin! Zjarret në vend po ndizen me radhë nga jugu në veri duke shënuar edhe viktimën e parë. Me vetëm një helikopter “cougar” është bërë e pamundur ruajtja e sigurisë në vend, ndaj rrethanat kanë dërguar Ministrinë t’i drejtohet një kompanie private, e cila çuditërisht është: Viva Helicopters!

Që dje nga kjo kompani janë marrë 2 helikopterë për të ndihmuar nga ajri, ndërsa ironia është tek fakti që kjo kompani është në gjyq me Ministrinë për një kontratë të prishur para kohe, pikërisht për faktin se janë shumë të shtrenjtë për buxhetin e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Por ndërkohë që Ministria ka mjetet e veta, ka edhe një gjyq të hapur me kompaninë, çfarë ndodh? Kërkohet ndihma e të njëjtës kompani për të shuar zjarret, që çuditërisht vetëm shtohen. Dje në një intervistë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ngriti supet kur u pyet lidhur me shpenzimet që do kushtojnë qeratë e mjeteve fluturues.

Nuk e di! Varet nga orët, shërbimet, nuk e di,”-tha Çako duke e mbyllur me aq intervistën.

Rrjedhimisht lind pyetja; si ka mundësi që Ministria dhe Emergjencat Civiale nuk kanë marrë asnjë masë për kontrollin e zjarreve. Sidomos kur meterologët kanë bërë thirrje dhe kanë paralajmëruar se kjo verë do të jetë më përvëluesja e shënuar gjatë viteve të fundit. Tani ishte koha e duhur për të çuar mjetet për remont? Si ka mundësi që Ministria merr helikopterë borxh nga një kompani me të cilën ka një proces të hapur? Nuk ka tjetër? Dy ditë zjarre tregon sa i çorientuar është vërtetë shteti, tani që nuk ka as fqinjët për të na ndihmuar. Mesa duket nga tërmeti nuk është nxjerrë asnjë mësim dhe ende qëndrojmë në mëshirë të fatit. E keqja mos rëntë se ndryshe…!

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *