Gërvalla: Arma s’është mjet për festë, as nuk simbolizon gëzim
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese “Festo me zemër, jo me armë”, u shpreh se përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, edhe atë tonën.
Ajo u shpreh se srma nuk është mjet për festë as nuk simbolizon gëzim, por sipas saj, është e rrezikshme dhe sjell vetëm hidhërim.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, mirëpo fatkeqësisht e prek edhe tonën, në ato ditë të cilat janë për t’u festuar dhe ato ditë të cilat duhet të sjellin gëzim në familjet e tyre dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, nganjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, arma nuk simbolizon gëzim, por ajo është e rrezikshme sjell vetëm hidhërim”, u shpreh ajo.
Gërvalla foli edhe për Policinë e Kosovës, duke thënë se është një nga më të suksesshme dhe profesionale, siç tha ajo, , jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian.
“Policia e Kosovës është një nga policitë më të suksesshme dhe profesionale, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian dhe prandaj qytetarët kanë besim të plotë në të”.
“Akti i fundit i agresionit në Banjskë, shtimi i sigurisë në veri, luftimi i krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe lufta e suksesshme kundër narkotikëve dhe bandave kriminale, janë dëshmi të qarta të përkushtimit dhe profesionalizimit të policisë sonë”, tha tutje ajo.
Rruga Press