Lajme

Kurti: Spitalet tona, me teknologjinë mjekësore më të avancuar në rajon

Kryeministri Kurti ka folur për investimet në shëndetësi, konkretisht në klinikën onkologjike e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në sistemin e radioterapisë me laser C-RAD 3-D.

Kurti, përmes platformës ‘X’, ka bërë të ditur se klinika e onkologjisë në QKUK, është pajisur me një sistem të radioterapisë me laser C-RAD 3-D, “duke e bërë atë të vetmin institucion shëndetësor në rajon me teknologjinë më të fundit për këtë aparat”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Pacientët me kancer në Kosovë tani do të përfitojnë nga opsionet më efektive të trajtimit, duke minimizuar efektet anësore. Përmirësimi i kujdesit ndaj pacientëve nuk është vetëm një investim i zgjuar – është gjëja e duhur për t’u bërë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player