Përfundojnë homazhet për Kadarenë, përcillet mes duartrokitjeve në banesën e fundit
Kanë përfunduar homazhet e mbajtura në nderim të shkrimitarit të mirënjohur Ismail Kadare në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Pas përfundimit të ceremonisë zyrtare, arkmorti që mbante trupin e shkrimtarit është përcjellë mes duartrokitjeve të të pranishmëve për në banesën e fundit.
Trupi i shkrimtarit të mirënjohur, u nis drejt varrezave të Tufinës ku do të mbahet një ceremoni mortore private me kërkesë të familjarëve të tij.
Ismail Kadare, ndërroi jetë në moshën 88 vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut, pas një arresti kardiak
Në ceremoni zyrtare ishin të pranishëm krerët më të lartë të shteteve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe personalitet të tjerë nga bota e artit dhe kulturës nga e gjithë bota shqiptare.
Një delegacion me 40 deputetë nga Kuvendi i Kosovës, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti, morën pjesë në homazhe.
Hmazhe u kryen dhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritarë dhe deputetë socialistë.
Të pranishëm ishin dhe deputetët e Partisë Demokratike, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-kreu i PD Lulzim Basha dhe personalitetet të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
Rruga Press