KryesoreLajme

Ahmeti zhvilloi takime me senatorë dhe deputetë australianë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti gjatë vizitës së tij në Australi, përveç takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë, zhvilloi takime të ndara me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Legjislacion të Tregtisë, senatorin Raff Ciccone, deputetët Jullian Hill dhe Keith Wolohan dhe senatoren Claire Chandler.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Gjatë takimit me senatorin Ciccone, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit parlamentar, më konkretisht mes dy komisioneve parlamentare për punë të jashtme të dy vendeve tona dhe zhvillimet e fundit në të dyja vendet.

Takimet me deputetët Hill dhe Wolohan, u zhvilluan në një atmosferë miqësore me ç’rast u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi i deputetëve me komunitetin shqiptar në Australi. 

“Në takim me senatoren Claire Chandler, e cila është edhe Zëvendësministre nën hije për Punë të Jashtme nga Partia Liberale, u diskutua mbi zhvillimet e fundit në të dyja vendet, marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe botërore. Zëvendësministri Ahmeti, falenderoi deputetët dhe senatorët për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën”, njofton MPJD.

YouTube player