KryesoreLajme

Bislimi: Vendi ka shënuar progres drejt integrimit në BE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se Presidenca e Këshillit të Bashkimit Evropian do të udhëhiqet nga Hungaria në gjashtë muajt e ardhshëm, derisa ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidencën hungareze.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se  fillimin e mandatit të Hungarisë në Këshill të BE-së e shënoi në Prishtinë me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.

Lexo më shumë  Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq

Ai tha se Kosova ka bërë progres të konsiderueshëm në tri vitet e fundit.

“Vendi ynë ka bërë progres të konsiderueshëm në tri vitet e fundit në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Nga përmbushja e shumë reformave dhe arritja e standardeve të BE-së, dëshmuar nga niveli prej 72% i zbatimit të agjendës së reformave evropiane ERA II, e deri tek fillimi i zbatimit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, dhe aplikimi për anëtarësim në BE”, ka shkruar Bislimi.

Lexo më shumë  Mbi 1700 serbë aplikuan për patentë shoferë “RKS”, vetëm sot aplikuan 114 sosh
YouTube player