KryesoreLajme

Plenkoviq e Maqedonci, bisedojnë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Takova ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Konfirmuam marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe mbështetje të vazhdueshme për rrugën euroatlantike të Kosovës. Gjithashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e mbrojtjes në mes Kroacisë dhe Kosovës”, ka shkruar kryeministri kroat në platformën X.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ndryshe bëhet e ditur se ministri Maqedonci po qëndron në Kroaci me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq.

Rruga Press

YouTube player