KryesoreLajme

Bislimi: Serbia të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Aty ishin edhe Andin Hoti e Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në takim është theksuar rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën u tha se organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve.

Lexo më shumë  Kurti e Hamza diskutojnë se si të korrigjohet vendimi i Speciales

“Republika e Kosovës vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre. Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, thuhet në komunikatën nga Kryeministria.

Lexo më shumë  Qytetarë të shumtë në sheshin “Skënderbeu” në pritje të verdiktit të Hagës
YouTube player