KryesoreLajme

Bislimi: Serbia të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka takuar përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Aty ishin edhe Andin Hoti e Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Në takim është theksuar rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën u tha se organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve.

Lexo më shumë  Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë

“Republika e Kosovës vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre. Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë”, thuhet në komunikatën nga Kryeministria.

Lexo më shumë  SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi
YouTube player