Lajme

Kurti: 25 vjet më parë u shuan shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës

Në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës: “Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje – qasje multidisiplinare”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti theksoi se është e nevojshme të ketë botime akademike për të gjithë atë që ka ndodhur në luftën e fundit.

Kryeministri Kurti theksoi se 25 vjet më parë në mes të muajit qershor 1999, populli i Kosovës po i përjetonte ditët e fundit të luftës dhe ditët e para të çlirimit.
Ai theksoi se 25 vjet më parë u shuan edhe shpresat e politikës serbe për zbrazjen e Kosovës.
Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu theksoi se përvjetorët si ky që shënojmë sot, ofron një mundësi për të reflektuar për proceset dhe vendimet që i dhanë formë shtetit tonë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu me këtë rast ka uruar që Kosova të ketë ditë edhe më të bardha në të ardhmen.
Kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja tha se askush nuk e konteston se lufta për Kosovën bëri një ndryshim thelbësor në mënyrën e konceptimit të lirisë së popujve, demokracisë dhe vetadministirmit, parime këto që sipas tij, për shumë kohë u shkelen rënd në vendimmarrjet historike, veçmas në konferencat e paqes.

Akademiku Skënder Gjinushi kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri, këtë përvjetor e cilësoi një prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e shqiptarëve.

Aktivitet për shënimin e 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës kanë nisur nga data 8 qershor e që do të zgjasin deri më 21 qershor. Në kuadër të saj, më 12 qershor do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Kosovës dhe parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player