Bota

SHBA, studentët e Universitetit Northwestern braktisën ceremoninë e diplomimit në mbështetje të Gazës

Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në Universitetin Northwestern, një nga universitetet ​​kryesore në SHBA, u mbajt një ceremoni ndryshe ku studentët që mbështesin Palestinën braktisën masivisht ceremoninë.

Disa studentë të Universitetit Northwestern, të cilët reaguan ndaj mbështetjes së pakushtëzuar të SHBA-së për Izraelin dhe bashkëpunimit të shkollës së tyre me Izraelin, shprehën reagimet e tyre në ceremoninë e diplomimit.

Lexo më shumë  Mesazhet në Sky ECC zbulojnë financimin e serbëve në Mal të Zi nga djali i Aleksandar Vuçiqit dhe lidhjet me botën e krimit

Përderisa ceremonia po vazhdonte, dhjetëra studentë mbështetës të Palestinës u larguan masivisht dhe brohoritën parulla për Gazën dhe Palestinën.

Studentët, të cilët zhvilluan ceremonitë e tyre të diplomimit jashtë ambienteve të ceremonisë kryesore, i bënë thirrje Universitetit Northwestern, i cili bashkëpunon me administratën amerikane dhe izraelite në fusha të ndryshme, që t’i japin fund këtyre bashkëpunimeve.

Studentët që mbështesin Palestinën në ceremoninë e tyre që organizuan veçmas, lexuan emrat e palestinezëve që humbën jetën në Gaza.

Lexo më shumë  Zelensky: Ukraina çliroi më shumë territor sesa humbi gjatë tetorit, Rusia pësoi mbi 54 mijë humbje

Protestat në mbështetje të Gazës, të cilat nisën në shumë kampuse universitare në SHBA në muajin prill, zgjatën rreth 6 javë dhe gjatë kësaj periudhe, pothuajse në të gjitha universitetet ​​kryesore të vendit u mbajtën protesta kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player