Lajme

U nis për Teatër Kombëtar, por del dështim. “Turbina” e Altin Bashës me rekord negativ historik

Dikur, Teatri Kombëtar ka qenë busulla e jetës kulturore në kryeqytet. Gjithnjë ka pasur ofertën më të mirë për shfaqjet, ka tërhequr numrin më të lartë të spektatorëve dhe ka provokuar interesin më të madh të medias. Por prej dy vitesh, që kur Altini Basha kapi drejtimin, institucioni po shënon rendimentin më të ulët që ka njohur ndonjëherë ndër vite. Edhe pse mbështja me fonde dhe buxhet nuk mungon, menaxhimi po rezulton ndër të fundit, ashtu siç nuk ka qenë kurrë në historinë e tij.

Po të shohim kalendarin e muajit qershor për të gjitha institucionet e kulturës bie në sy se Teatri Eksperimental Kujtim Spahivogli, me një buxhet sa gjysma e Teatrit Kombëtar prezantohet me 5 tituj – shfaqje për muajin Qershor.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Teatri i Kukullave, me një buxhet sa 30% e Teatrit Kombëtar, edhe pse pa një salle te vetën, që e vështirëson ndjeshëm aktivitetin artistik, prezantohet gjithashtu me 5 tituj -shfaqje për muajit Qershor.

Teatri i Operas dhe Baletit prezantohet me 6 tituj -shfaqje për muajin Qershor.

Cirku prezantohet me 4 tituj-shfaqje edhe pse nuk e ka më çadrën e dikurshme dhe me një buxhet shumë herë më të ulët se Teatri Kombëtar.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Kurse Teatri Kombëtar prezantohet vetëm me një 1 titull-shfaqje.

Me buxhet më të madh, Altini Basha e rendit të fundit për nga rendimenti Teatrin Kombëtar si kurrë më parë në histori. Edhe ky është një rekord, por negativ. I famshëm për rekordet të tilla, paaftësia në menaxhim dalëngadalë po e nxjerr Teatrin Kombëtar nga harta e qendrave kulturore, gjë që pasohet me braktisjen e publikut. Mbetet për t’u parë deri ku mund të shkojnë këto rekorde negative. Indiferenca premton të tjera…/Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player