KryesoreLajme

Raporti i Borrellit për Kosovën, Konjufca: Do të ishte mirë që të tregonte se bankat në veri ishin të Serbisë dhe të paligjshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili theksoi një ditë më parë se në raportin e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell lidhur me masat ndaj Kosovës mund të përfshihet aksioni i mbylljes së bankave serbe në veri.

Kryeparlamentari Konjufca tha se do të ishte mirë kur Borrell ta shkruajë raportin t’i definojë se çka janë ato, pasi ato janë banka të paligjshme të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Do të ishte mirë kur zoti Borrell ta shkruajë raportin të thotë që këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë. Është mirë me i dhënë definicionin se çka janë ato, kështu ato ishin banka të Serbisë në Republikën e Kosovës, si të tilla nuk mendoj që janë të lejueshme dhe duhet të trajtohen ashtu siç e trajton ligji. Ligji thotë se ato duhet të mbyllen”, ka potencuar ai.

Ndryshe, një ditë më parë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell është duke finalizuar raportin rreth hapave që ka ndërmarr Kosova për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja.

Ai tha se në këtë raport mund të përfshihet edhe aksioni i Kosovës për mbylljen e bankave në veri, banka këto që operonin ilegalisht.

YouTube player