Lajme

Qeveria gjermane voton pro zgjatjes së mandatit të ushtarëve në Kosovë

Kabineti qeveritar i Gjermanisë, nën udhëheqjen e kancelarit të Olaf Scholz, ka miratuar vendimin për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të ushtarëve që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it.

Njoftimi u dha nga Ministria Federale e Mbrojtjes së Gjermanisë.

Kjo ministri thekson se ky vendim vjen pas ngritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Zulfaj takon ambasadoren e Finlandës, në fokus integrimi evropian dhe statusi kandidat

“Ushtarët e dislokuar aktualisht përfshijnë rreth 210 të një kompanie operative gjermane që do të vendosen në terren për një vit në të ashtuquajturën Komanda Rajonale Perëndimore. Kompania e re synon të zëvendësojë forcat austriake dhe të trajnohet për të kontrolluar trazirat”, thuhet në njoftim.

Tani i mbetet në dorë Bundestagut të votojë për këtë vendim.

Bundeswehr-i gjerman është prezent në Kosovë që nga 12 qershori 1999. Aktualisht në Kosovë ka një prezemcë prej 290 ushtarësh gjermanë.

Lexo më shumë  Thesar 1700-vjeçar në Bulqizë! Zbulohet mauzoleumi i parë nëntokësor i periudhës romake në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player