Lajme

Bislimi: Do të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në NATO

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka quajtur lajm të shkëlqyeshëm, faktin që të hënën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kosovës i është dhënë statusi i anëtarit të asociuar, përcjell KosovaPost.

Bislimi ka shkruar se Kosova do të vazhdojë të punojë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në këtë organizatë.

Lexo më shumë  47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama

“Parlamenti sot votoi pro dhënies së statusit të Kosovës anëtare të asociuar. Ky është një lajm i shkëlqyer për popullin tonë dhe Republikën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt anëtarësimit dhe integrimit të plotë në organizatë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Mijëra njerëz protestojnë në Tiranë”/ “The Independent”: Dua Lipa shpreh mbështetje për “Revolucionin e Flamingove”
YouTube player