KryesoreLajme

Hyseni: Kosova avancon statusin në NATO, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ka votuar sot pro avancimit të statusit të Kosovës në këtë organizatë.

Lidhur me këtë vendim pozitiv për Kosovën, ka reaguar edhe deputeti Driton Hyseni, i cili njëherit është edhe kryesues i delegacionit i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Hyseni në një postim në Facebook ka shkruar se nga sot Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka shtuar se pavarësisht përpjekjeve të delegacionit të Serbisë ata nuk ia dolën ta ndalin Kosovën.

“Letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit. Ju përcjell urimet më të përzemërta nga Sofje e Bullgarisë. I priftë e mbara Kosovës tonë!”, ka shkruar Hyseni.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Rruga Press

YouTube player