Bota

Kina mban stërvitje ushtarake rreth Tajvanit “si ndëshkim”

Kina ka nisur stërvitjet “ndëshkuese” rreth Tajvanit të enjten, në atë që ka deklaruar se ishte një përgjigje ndaj “akteve separatiste”, duke dërguar avionë luftarakë të armatosur rëndë, dhe duke organizuar sulme tallëse, ndërsa media shtetërore denoncoi presidentin e sapo inauguruar tajvanez, Lai Ching-te.

Stërvitjet, në ngushticën e Tajvanit dhe rreth grupeve të ishujve të kontrolluar nga Tajvani që ndodhen pranë bregut kinez, vijnë vetëm tre ditë pasi Lai mori detyrën, një njeri që Pekini zyrtar e urren si “separatist”, raporton Reuters.

Kina, e cila e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si territorin e saj, ka denoncuar fjalimin e Lai-t në inaugurim të hënën, në të cilin ai i bëri thirrje Kinës të ndalonte kërcënimet e saj derisa ka deklaruar se të dy anët e ngushticës “nuk janë në varësi të njëra-tjetrës”.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Të martën, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi e quajti Lain “të turpshëm”.

Lai ka ofruar vazhdimisht bisedime me Kinën, por është refuzuar. Ai thotë se vetëm njerëzit e Tajvanit mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe hedh poshtë pretendimet e Pekinit për sovranitet.

Stërvitjet po kryhen në ngushticën e Tajvanit, në veri, në jug dhe në lindje të Tajvanit, si dhe në zonat përreth ishujve Kinmen, Matsu, Ëuqiu dhe Dongyin të kontrolluar nga Tajvani, ka bërë të ditur komanda në një deklaratë. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Media shtetërore kineze ka raportuar se Kina ka dërguar dhjetëra avionë luftarakë që mbanin raketa të gjalla.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit dënoi stërvitjet, duke thënë se kishte dërguar forca në zonat përreth ishullit, se forcat e saj të mbrojtjes ajrore dhe raketore me bazë tokësore po gjurmonin objektivat dhe se ishte i bindur se mund të mbronte territorin e saj. 

Rruga Press

YouTube player