KryesoreLajme

Murati: Pala serbe s’ka dashur zgjidhje për dinarin, Beogradi dëshiron të vazhdojë të dërgojë para me thasë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket dinarit, por që Serbia ka pasur synime të tjera, “për të dërguar para me thasë”.

Ai ka thënë se për kontot bankare për qytetarë nuk ka nevojë që të diskutohet në Bruksel.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

“Ne si Qeveri përmes përfaqësuesit pra zëvendëskryeministrit (Besnik Bislimi), kemi ofruar konstruktivitet në disa propozime, por me sa duket pala serbe nuk ka qenë e gatshme sepse kanë pasur synime tjera. Nuk ka qenë synimi që të lehtësohet jeta për qytetarët dhe të mundësohen transferet. Ajo mundësi ekziston edhe pa u dakorduar në Bruksel, kontot bankare mund t’i ketë secili dhe transferi mund të behet direkt në konto bankare pa u penguar. Problemi ekziston që Beogradi dëshiron që të vazhdojë në mënyrën e vjetër të operimit duke transferuar shumë të parave me thasë që nuk dihet ku shkojnë që të vazhdojnë financimin e aktiviteteve financiare”, u shpreh Murati.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Rruga Press

YouTube player