Ngrihet aktakuzë ndaj dy serbëve për krime lufte ndaj shqiptarëve
Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj të pandehurve D.M dhe Z.K., të nacionalitet serb.
Z.K dhe D.K., gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë, ushtrisë dhe paramilitarë serbë, të veshur me uniformë të policisë dhe të armatosur, me vetëdije dhe qëllim, duke vepruar sipas planit dhe urdhrave të eprorëve të tyre, kanë marrë pjesë direkt në sulmin kundër popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Më këtë në bashkëkryerje Z.K. dhe D.K., kanë kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile dhe krimet e luftës. Dy të akuzuarit nga shtatori i vitit 2023, gjenden në masën e paraburgimit.
Rruga Press