KryesoreLajme

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi që dyshohet për ngacmim seksual

Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Krasniqi me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të UP-së.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Këshilli i Etikës i UP-së refuzon sulmet brutale nga persona brenda dhe jashtë UP-së dhe kërkon përmbajtje dhe rezervim nga çfarëdo ndërhyrje dhe sulm ndaj UP-së, sidomos nga vetë anëtarët e stafit të UP-së.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Më datë 22 prill, Këshilli i Etikës është sulmuar në mënyrën më të ashpër, pa arsye dhe në baza personale nga individë, të saktësuar në Vendimin e Këshillit të Etikës, që rezulton të jenë staf i portaleve, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve dhe staf akademik i UP-së.

Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të Prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e prokurorisë se shtetit”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore edhe sot ka ndërmarr një aksion simbolik duke vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirita me të cilët zyra e tij është cilësuar si skenë krimi.

Ndërsa, të enjten e javës së kaluar kjo Lëvizje ka ndërprerë ligjëratën e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili nga disa studente është denoncuar për ngacmim seksual.

Rruga Press

YouTube player