KryesoreLajme

“Pengmarja“ e qytetarëve të Kosovës në kufirin serb, reagon Mexhiti: A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb

Po bëhen pothuajse mbi 13 orë që disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikëkalimin kufitar “Batrovc”, Serbi-Kroaci.

Reagime te shumta kanë ardhur nga Kosova, por edhe nga Bashkimi Evropian.

Së fundmi ka reaguar edhe një ndër liderët e frontit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Mexhiti drejton kritika nga liderëve të BDI-së duke shtruar pyetje retorike ndaj tyre se a do ta ndalin bashkëpunimin me Serbinë.

Më poshtë lexoni shkrimin e plotë:

Vuçiqi paska dhënë urdhër të ndalohen autobusët me shqiptarë nga Kosova. Si zakonisht, Serbia kapet me shqiptarët e pafajshëm.

A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb? A do të vazhdojë ministri i jashtëm Bujar Osmani të çojë përpara planet e Serbisë?

Rrini rahat, Serbia nuk ka qare pa i lëshuar autobusët, ndërsa shërbëtorët shqiptarë të Vuçiqit, do t’i humbin zgjedhjet.

Kombi VLEN!

Lexo më shumë  28 nëntori, Dua Lipa uron me vargjet e himnit kombëtar
YouTube player