KryesoreLajme

Durmishi për ndalimin e udhëtarëve nga Serbia: Janë njoftuar vendet e QUINT-it

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar vendet e QUINT-it për ndalimin e udhëtarëve kosovarë nga Serbia.

Ai tha se Serbia ka bllokuar autobusët kosovarë në të gjitha pikat kufitare dhe siç tha ai ka ndaluar nga dy qytetarë.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm. Janë blloku në të gjitha pikat kufitare, në hyrje dhe dalje tranzit që kalojnë autobusët tonë në territorin e Serbisë. Jemi në komunikim me MPJD me e zgjidhë sa më shpejtë këtë problem që është shkaktu.

Lexo më shumë  Rreth 68 milionë euro të zotuara për Kosovën nga Zvicra, Kurti falënderon ambasadorin Sprecher

Nuk kemi ende asnjë informacion, vetëm se e dimë që i kanë marrë nga secili autobus nga dy udhëtarë, të tjerat ja kanë mbyll dyert e autobusëve, janë duke qëndruar aty. Informacione tjetra nuk kemi përveç tyre. Jemi duke komunikuar më përfaqësuesit e autobusëve që janë aty. MPJD i ka njoftuar vendet e QUINT-it dhe të gjithë rreth kësaj çështjes”, ka thënë ai për teve1.info

Tutje, Durmishi ka thënë se është një mobilizim i madh diplomatik rreth kësaj çështje.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Jakup Berisha, tha se mbi njëmijë udhëtarë të Kosovës që po ktheheshin nëpër Serbi, po mbahen peng në territorin e Serbisë.

Lexo më shumë  47 ditë revoltë! Media publike italiane, RAI: Dua Lipa qëndron në krah të flamingove. Protestuesit janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama

Berisha tha se nga dy udhëtarë prej secili autobus dhe përfaqësuesit e autobusëve janë futur në një objekt, i cili nuk dihet nëse i takon kufirit apo çfarë objekti është, ndërsa të njëjtëve u janë konfiskuar edhe dokumentet nga personeli doganor dhe policor serb.

Berisha tregoi se të gjithë udhëtarët tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë nëpër autobusë tash e 12 orë.

YouTube player