Lajme

Flet shoferi i autobusit: mbrëmë  na kanë ndalur policia serbe, jemi bllokuar gra e fëmijë na kanë marrë dokumentet po thonë se është me urdhër nga lart

Që në orët e mbrëmjes policia kufitare serbe i ka bllokuar  qindra qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë. Dhjetëra autobusë dhe makina private me tabela të Republikës së Kosovës me përplot udhëtarë po pengohen të vazhdojnë udhëtimin në pikën kufitare Batrovci mes Kroacisë dhe Serbisë.

Euron Llugaliu nga Podujeva i cili është shofer i autobusit “Zhitia Tours” në një intervistë për KosovaNeës ka  thënë se që nga ora 23 e mbrëmjes janë ndalur në kufi nga policia serbe dhe nuk po lejohen të vazhdojnë më tutje.
“Ne jemi këtu në zonën neutrale në kufi policia serbe na i ka marrë dokumentet, këtu jemi me qindra persona ka gra fëmijë e pleq të cilët tashmë kanë mbetur edhe pa bukë sepse nuk po na lejojnë as të kthehemi as të vazhdojmë”

Euroni thotë se kjo është hera e parë që i ka ndodhur një gjë e tillë si shofer autobusi që e bënë me vite këtë rrugë, policia serbe u ka thënë se kjo është me urdhër nga lart sepse dyshohet se ka persona të dyshuar.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

“Unë shpesh e bëj  këtë rrugë dhe kjo është hera e parë që po na ndodhë një gjë e tillë pa kurrfarë arsye, policia serbe na tha se duhet të presin sepse kjo është me urdhër nga lart sepse po dyshohet se ka persona të dyshuar nëpër autobusa dhe po na maltretojnë të gjithëve, kjo është e tmerrshme.
Këtu po flitet se mbrëmë kur është votu në asamblenë parlamentare për me u pranu Kosova në Këshill të Evropë, Serbia në shenjë hakmarrje po e bënë këtë gjë dhe po hakmerret në qytetarët e Kosovës duke i maltretuar gra e fëmijë”

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme (MPJD) u ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi, pasi qindra kosovarë kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin Serbi-Kroaci që nga orët e vona të së martës.

Qindra kosovarëve u janë marrë dokumentet dhe janë bllokuar në pikë kalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci. Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo po bëhet në hakmarrje të votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Rruga Press

YouTube player