KryesoreLajme

Lehtësohen edhe më tutje procedurat e kalimit në kufi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë – Balla dhe Sveçla nënshkruajnë marrëveshjen

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar Protokollin e ri për kalimin në kufi të qytetarëve të të dy shteteve, me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe evitimit të kolonave të gjata.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla në një konferencë për media me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se me Protokollin e ri, që zëvendëson të vjetrin mundësohet lëvizja me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës në pikën e kalimit të kufitar në Morinë.

“Po shkruajmë bashkërisht një faqe tjetër në këtë kapitull të ri të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve tona, nisur nga vullneti dhe angazhimi i përbashkët mes dy qeverive të vendeve tona, mes dy kryeministrave për të vijuar politikat për lehtësimin e qarkullimit të shtetasve në pikat e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe drejt lehtësimit të plotë të kontrolleve…”, tha ai.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

“Sot po nënshkruajmë Protokollin e ri, ndryshues të Protokollit ekzistues për zbatimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Morinë-Kukës të nënshkruar më 20 qershor 2022.

Përmes këtij nënshkrimi të këtij protokolli të ri do të mundësohet lehtësimi i procedurave të kalimit, verifikimit kufitar në pikën e përbashkët Morinë-Kukës nga 1 maj deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt, d.m.th 9 muaj gjatë tërë vitit në ndryshim nga protokolli i vjetër që parashihte vetëm katër muaj, nga 1 qershor deri më 30 shtator”, bëri të ditur ministri Balla.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe nuk do të ketë kontrolle të pasaportave dhe kartave të identitetit për shtetasit e dy vendeve.

Balla njoftoi tutje se lehtësimi i procedurave të kalimit kufitar edhe gjatë dimrit janë është bërë për t’i dhënë shtytje sezonit dimëror dhe për të përfituar nga bukuritë natyrore që ofron Kosova gjatë këtij sezoni.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Ndërkaq, edhe ministri i Punëve të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se me këtë marrëveshje lehtësohet lëvizja e shtetasve në kufi.

“Me këtë marrëveshje, qytetarët as mos ta dinë se ku ndodhen, thjesht ta dinë se janë të mirëseardhur qoftë në sezonin veror, qoftë në atë dimëror, qoftë në Kosovë apo Shqipëri, ashtu siç edhe unë po ndihem në këtë vend të bukur e historik”, tha Sveçla.

Ministri i Kosovës tha tutje se mbetet që ekspertët e të dyja vendeve të identifikojnë të gjitha nevojat e qytetarëve dhe në komunikim me ta dërgojnë kërkesat.

“Mbesim të përkushtuar për zgjerim të bashkëpunimit në fushat e ministrive tona, me qëllim që qytetarët tanë të lëvizin, të punojnë dhe ndërveprojnë lirshëm”, thotë ministri.

YouTube player