KryesoreLajme

Banka Botërore “shkul” 1 milion pemët e Veliajt: Tirana pësoi rënie të sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër, në krye të listës së përkeqësimit

Teksa qytetet e mëdha të rajonit kanë bërë hapa para me shtimin e hapësirave të gjelbra ndërmjet vitit 2015 – 2020, qytetet shqiptare kanë një intensitet të ulët gjelbërimi në raport me ato të rajonit dhe kanë bërë hapa pas në vend që të përparojnë, vë në dukje Banka Botërore, në Raportin e fundit Rajonal “Rritje gjallëruese”.

“Sipërfaqja e përgjithshme e gjelbër është përmirësuar në Ballkanin Perëndimor, edhe pse në disa qytete pësoi rënie midis 2015 dhe 2020.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina, dëshmuan rritje të sipërfaqes së mbulesës së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana që sipas kryebashkiakut Veliaj janë mbjellë 1 milion pemë deri në 2023, Tetova dhe Prizreni, pësuan rënie te sipërfaqes së përgjithshme të gjelbër, referoi Banka Botërore.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Banka vë në dukje se ndryshimet në sipërfaqen e gjelbër lidhen me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2.

Sipas raportit të BB, qytetet shqiptare janë më pak të gjelbëruarat në rajon. Qyteti i Fierit ka nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon me vetëm 2% të sipërfaqes së gjelbëruar, duke mos bërë asnjë përmirësim. Pas Fierit, Saranda, Gjirokastra, Korça dhe Durrësi kanë nivelin më të ulët të gjelbërimit në rajon. Nga kryeqytetet më të gjelbëruarit në rajon janë Sarajeva dhe Beogradi.
Banka Botërore vuri në dukje se qytetet e mëdha të Ballkanit vuajnë nga ndotja. Sipas raportit, ndryshimi i klimës është rritur në Ballkan dhe qytetet janë ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore, nxehtësia ekstreme dhe cilësia e dobët e ajrit.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Qytetet me përkeqësimin më të madh janë Tirana, Shkodra, Vlora, Mostari, Sarajeva dhe Shkupi ku temperaturat janë 4,5–7,5°C më të larta se në verë krahasuar me rrethinat e tyre rurale.

Banka Botërore thekson se, është vendimtare për të reduktuar shtrirjen urbane dhe për t’i bërë qytetet më shumë kompakte. Kjo mund të bëhet me investime për të rigjeneruar zonat urbane

Së treti, qytetet duhet të ndërmarren veprime për të reduktuar nxehtësinë ekstreme urbane.

YouTube player