Bota

Bashkimi Evropian bën thirrje për përpjekje të përbashkëta për të ndalur ndërhyrjen ruse në punët e brendshme

Bashkimi Evropian bën thirrje për përpjekje të përbashkëta për të ndalur ndërhyrjen ruse në punët e brendshme, në prag të zgjedhjeve të qershorit. Më herët, Republika Çeke nisi një hetim mbi një faqe interneti që publikonte propagandë pro-ruse dhe të së djathtës ekstreme.

Hetimi synon gjithashtu të zbulojë lidhjet e mundshme financiare mes euro-deputetëve dhe Rusisë dhe në këtë aspekt, PE do të nisë procesin e tij. zëvendës presidentja e Komisionit, Vera Jourova deklaroi se Moska po përpiqet ta përçajë Evropën.

“Demokracia jonë nuk mund të konsiderohet e garantuar dhe Kremlini do vazhdojë me keqinformime, ndërhyrje dashakeqe, korrupsion dhe truke të tjera të regjimit autoritar për të përçarë Evropën”, deklaroi Věra Jourová, zëvendës presidente e Komisionit Evropian.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Edhe ligjvënësit bëjnë thirrje për të ndaluar Putin dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë goditje ndaj besueshmërisë së Parlamentit Evropian para zgjedhjeve. Këto zgjedhje janë jetike për të ardhmen e projektit tonë evropian, për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës përballë tiranisë së regjimit të Putin”, deklaroi Iratxe García Pérez, euro-deputete e Social-Demokratëve.

“Jam e zemëruar që dëgjoj që anëtarë të kësaj salle dhe kandidatë në zgjedhjet evropiane janë paguar nga qeveria ruse dhe ndërmjetësit e saj për të nxitur propagandën dhe për të punuar kundër atyre që i kanë zgjedhur. Kjo është arsyeja përse ne në partinë tonë po kërkojmë emra, duam emra dhe shifra”, tha Valérie Hayer, euro-deputete, Ripërtëritja e Evropës.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Në shkurt, Parlamenti Evropian denoncoi me një rezolutë përpjekjet e vazhdueshme ruse për të minuar demokracinë evropiane. Unioni ka marrë masa konkrete kundër keqinformimit përmes ligjeve dhe sanksioneve ndaj euro-deputetëve për shkelje të ligjeve të brendshme të transparencës.

Rruga Press

YouTube player