Lajme

Raporti i Freedom House: Pronarët e mediave marrin të ardhura nga qeveria për mbulim të favorshëm

Organizata Freedom House me seli në SHBA ka nxjerrë raportin ditën e sotme për skenën mediatike në Shqipëri. Në gjetjet e Freedom House, thuhet se Shqipëria ndodhet në një pasqyrë të zymtë mediatike, pasi pjesa më e madhe e mediave i janë nënshtruar interesave politike qeveritare. Në raport theksohet se mediat si Top Channel, Tv Klan, Vizion Plus, News 24 dhe Report Tv kanë marrë tendera si dhe subvencione nga qeveria qendrore dhe lokale në këmbim të një mbulimi të favorshëm.

Lexo më shumë  Aktivisti nga Lugina, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Pjesë nga Raporti i Freedom House:

Në kapitullin për Shqipërinë, organizata ‘Freedom House’ sjell një pasqyrë të zymtë edhe për skenën mediatike. Sipas raportit, një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm.
Raporti identifikon grupin Top Media, pronë e familjes Hoxha, grupin Klan, pronë e familjes Frangaj, Media Vizion, pronë e familjes Dulaku, G2 Media, pronë të vëllezërve Ulaj, familja Hysenbelliu dhe gazetari italian Carlo Bollino.

Sipas gjetjeve të raportit, kanalet televizive “në pronësi të familjeve Hoxha, Frangaj, Hysenbelliu dhe Bollino patën 86.94 për qind të audiencës televizive në pesë muajt e parë të vitit 2023.” Disa nga këto kompani mediatike, sipas raportit që u referohet organizatave që identifikojnë pronarët e mediave, marrin subvencione nga qeveria qendrore dhe lokale në këmbim të një mbulimi të favorshëm.

Rruga Press

YouTube player