Lajme

Lansohet platforma “KosovaDiplo365”, Kurti: Nismë për fuqizimin e diplomacisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka prezantuar këtë të hënë platformën e re “KosovaDiplo365”, e cila është një nismë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Fondacionit Ipko.

Në fjalimin e tij kryeministri Kurti ka bërë të qartë se qëllimi kryesor i kësaj platforme është të krijojë një mjedis ku qytetarët e Kosovës kanë mundësi të lidhen me botën nëpërmjet sferave të ndryshme të jetës.

“KosovaDiplo365 nuk është vetëm një adresë interneti, ajo është platforma që e ofron pikërisht këtë mjedis, dhe që shërben jo vetëm në dokumentin digjital të historisë dhe kulturës sonë, por edhe në mbrojtjen dhe kultivimin e këtyre. Është një nismë për fuqizimin e diplomacisë qytetare, që i ofron të gjithëve një mundësi për t’u angazhuar në këtë rrugëtim të përbashkët”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Platforma “KosovaDiplo365”, sipas tij, synon të ngritë prezencën digjitale të tregimeve të sukseseve dhe arritjeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nëpër botë, dhe në të njëjtën kohë të shërbejë si hapësirë e ndërveprimit brenda dhe jashtë shtetit.

“Përmes kësaj platforme synohet të fuqizohet Diplomacia Publike e Kosovës përmes zërave më të fuqishëm të saj – atë të vetë qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu ka theksuar rolin e mërgimtarëve të Kosovës në promovimin dhe përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Kosova kishte mërgatë para se të kishte shtet. Ne kemi qytetarë diplomatë, kanë marr përsipër të na përfaqësojnë dhe promovojnë në botë pavedijshëm. Përfaqësimi i tyre është më shumë pasojë sesa qëllim, shembujt si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Xherdan Shaqiri, Granit Gjaka, juristet tanë e të tjerë, na bëjnë gjithherë e më shumë krenarë. Ne punojmë që të krijojmë një mjedis që qytetarët tanë të lidhen me botën. Kjo nuk është veç platforme digjitale. Është nismë për fuqizimin e diplomacisë dhe të gjithë mund të bashkëngjiten. Ta shpërndajmë e ta forcojmë atë”, ka thënë tutje Kurti.

Rruga Press

YouTube player