KryesoreLajme

Pas zbulimit se raporti ‘anti-Kosovë’ i OSBE-së u përpilua nga Bujar Osmani, Qoku rëndit veprimet ‘anti-Kosovë’ të eksponentëve të BDI-së

Pas reagimit të këshilltarit të Kryeministrit të Kosovë, Përparim Kryeziut se plani 9 pikësh i OSBE-së që kërkon largimin e Forcave Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu është hartuar nga Ministri i Jashtëm i RMV-së nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar edhe kandidati për deputet i LV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku.

Me anë të një statusi në Facebook, Qoku vë në pah se nuk është hera e parë dhe e vetme që anëtarë të BDI-së kanë pasur qasje të tilla që shkojnë në kundërshtim me avancimin e shtetit të Kosovës.

Lexo më shumë  Ministria e Shëndetësisë dhuron dy vetura për shërbime shëndetësore për komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut

Më poshtë lexoni statusin e plotë:

Ali Ahmeti, në një nga përgjimet, ato bombat e Zaevit, dëgjohet se si është angazhuar për miratimin e Zajednicës në Kosovë.
Aliu mbështetës i flaktë i projektit serbomadh Ballkani i Hapur bërtet nëpër tubime “Rroftë populli serb”, kurse Bujari i tij sjell Lavrovin në territor të NATOs, kur shumica e shteteve perëndimore ia mohuan edhe hapësirën ajrore.
Bujari që nuk ka vizituar kurrë Kosovën as si ministër i jashtëm e as si kryesues i OSBE-së, megjithëse pati akt terrorist nga ana e Serbisë me çka u kërcënua siguria rajonale.
Koalicioni i frontit proserb i drejtuar nga Ali Ahmeti duhet të ndëshkohet me votë shqiptare në 24 prill dhe 8 maj.

Lexo më shumë  Aivo Orav emërohet ambasador i ri i BE-së në Kosovë
YouTube player