Bota

Shembje ndërtesash, rrëshqitje dheu – mbi 700 të lënduar dhe shtatë të vdekur nga tërmeti shkatërrues në Tajvan

Nga tërmeti i fuqishëm që goditi sot Tajvanin, janë lënduar mbi 711 persona si dhe 7 tjerë kanë humbur jetën.

Raportohet se 77 persona kanë ngecur nën rrënoja të ndërtesa të shembura.

Banorët e qytetit Hualien që po konsiderohet si zona më e goditur dhe njëherit epiqendra e tërmetit thonë se dridhjet ishin tejet të fuqishme.

Tsai i cili jeton në Hualien, thotë se është mësuar me tërmetet dhe se mendonte se bëhet fjalë për një të vogël.

Ai theksoi për BBC-në se lëkundjet vetëm sa bëheshin më të fuqishme dhe për këtë po konsiderohet si më i fuqishmi në 25 vitet e fundit.

Nga tërmeti pati shembje ndërtesash dhe rrëshqitje dheu, shumë ura u shkatërruan plotësisht, kurse mijëra banorë mbetën pa energji elektrike.

Pamjet amatore të filmuara në pjesë të ndryshme janë vërtetë rrëqethëse, ku shihen ndërtesat e varura në këndin prej 45 shkallë, derisa shumë tjera janë shembur plotësisht.

Aty shihen edhe momentet kur qytetarët ikin në të gjitha anët kur fillon rrëshqitja e dheut.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump
YouTube player