KryesoreLajme

ATK: 25.8 milionë euro më shumë të hyra tatimore sesa tre muajt e parë të vitit të kaluar

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një njoftimi për media bën të ditur se mbledhja e të hyrave për periudhën janar – mars 2024, kap shifrat prej 236.2 milionë euro, ndërsa nëse krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 25.8 milionë euro apo 12.2%

ATK thekson se profesionalizmi, implementimi i legjislacionit tatimor, llogaridhënia, rritja e shërbimeve digjitale, partneriteti me qytetar në raportimin e rasteve korruptive janë disa nga faktorët të cilët kanë ndikuar në rritjen e trendit të të hyrave tatimore dhe uljen e statistikave të evazionit fiskal.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

“Mjedisi në të cilin ATK vepron është kompleks dhe vazhdimisht pëson ndryshime, andaj kjo e detyron Administratën Tatimore që të reagojë paanshëm në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi. Forcimi i përmbushjes vullnetare në të gjitha segmentet e tatimpaguesve vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore!”, thuhet tutje në njoftim.

YouTube player